Shkupi Pret EYOF 2025 – Festivali Evropian i Rinisë në Maqedoni!

Nga data 20 deri më 26 korrik 2025, Maqedonia e Veriut do të jetë në qendër të vëmendjes evropiane, pasi kryeqyteti Shkup do të presë Festivalin Evropian të Rinisë (EYOF) EYOF 2025 një ngjarje sportive madhështore për të rinjtë e moshës 14-18 vjeç nga 48 vende evropiane.

Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut organizon këtë festival, i cili synon promovimin e sportit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar midis të rinjve. Garat do të zhvillohen në Arena Toše Proeski dhe në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”, ku sportistët do të përballen në disiplinat si atletika, noti, xhudo, volejbolli, basketbolli, dhe shumë sporte të tjera olimpike.

Përveç garave, festivali do të përfshijë ceremoni hapëse dhe mbyllëse me koncerte dhe performanca kulturore, si dhe evente shoqërore që do të lehtësojnë shkëmbimin kulturor mes pjesëmarrësve dhe vizitorëve.

Organizimi i këtij festivali pritet të rrisë infrastrukturën sportive në vend dhe të forcojë imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut si destinacion sportiv dhe turistik.

EYOF Skopje 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *