Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2025 në Tetovë – Edicioni i 16-të në I.N. Galeria e Arteve

I.N. Galeria e Arteve Tetovë fillon edicionin e 16-të të “Kolonisë Ndërkombëtare Artistike 2025”🎨

Ky aktivitet do të zhvillohet nga 4 deri më 8 korrik, duke bërë bashkë 16 artistë nga vende të ndryshme të vendit, Ballkanit dhe më gjerë.

Kolonia e artit vazhdon me misionin dhe vizionin e saj, me qëllim që të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes artistëve, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të krijimtarisë artistike bashkëkohore, duke e pasuruar fondin e Galerisë sonë me vepra të reja arti.

Ky projekt realizohet me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me mbështetjen e miqve të I.N. Galeria e Arteve Tetovë, si: Tikveš Winery, Birraria e Shkupit, si dhe Uji Pelisterka.

Faleminderim për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, kontributi i tyre është thelbësor për realizimin e kësaj Kolonie Ndërkombëtare Artistike.

#Министерство за Култура и Туризам

Tikveš Winery – Винарија Тиквеш

Пивара Скопје / Pivara Skopje

Пелистерка / Pelisterka

Hotel SCARDUS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *