Në hapjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, mbi 40 liderë europianë u përshëndetën me një surprizë të pazakontë: video të krijuara nga inteligjenca artificiale, ku secili prej tyre shfaqej si foshnjë duke thënë “Mirë se vini në Shqipëri” në gjuhën e tyre amtare.
Kjo ide e pazakontë, e propozuar nga Kryeministri Edi Rama, solli buzëqeshje dhe të qeshura, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë përpara diskutimeve politike.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, qeshi me të madhe dhe tha: “Më bëre të ndihem sërish e re!”
Mette Frederiksen e Danimarkës qeshi e kënaqur, ndërsa Presidenti turk Erdoğan mbajti një fytyrë të qetë, por buzëqeshi lehtë kur pa veten si foshnjë me mustaqe.
Ky gjest i veçantë pasqyroi qasjen e Shqipërisë në diplomaci. Teoria e “Soft Power” e Joseph Nye shpjegon se si vendet mund të ndikojnë te të tjerët jo përmes detyrimit, por përmes atraktivitetit, përmes kulturës, vlerave dhe politikave të tyre.
Gesti i Shqipërisë ishte një formë e “nation branding” (markës kombëtare): promovimi i një imazhi modern, teknologjikisht të avancuar dhe me sens humori, për të rritur pozitën dhe dukshmërinë e saj në politikën europiane.
Parafrazuar nga: Politico.eu