Dje,Sheshi i Tetovës u mbush me atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke shënuar një mbrëmje të veçantë për qytetin dhe të rinjtë e tij. Organizuar nga SH.K.A.SH. “Xheladin Zeqiri” dhe Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “Rudina Fest”, ngjarja solli një përzierje të harmonishme të muzikës dhe valleve tradicionale.
Në këtë mbrëmje të veçantë performuan këngëtarët e njohur tetovarë, Mahmut Ferati dhe Bekim Selami, të cilët me tingujt e tyre të gjallë dhe energjik e bënë skenën edhe më të magjishme. Valle, këngë dhe shpirt ishin elementet kryesore që përshkruan atmosferën e mbrëmjes, duke rikthyer vëmendjen tek traditat dhe kultura lokale.
