
Tetova n’Festë vazhdon me program të pasur kulturor – sonte performojnë ansamblet shtetërore të RMV-së dhe Shqipërisë
Sonte, me fillim nga ora 20:30, në sheshin “Iliria” në Tetovë, qytetarët janë të ftuar të ndjekin një mbrëmje të veçantë kulturore, ku do të performojnë Ansambli Shtetëror i Maqedonisë së Veriut dhe Ansambli Shtetëror i Shqipërisë.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të festivalit “Tetova n’Festë”, që po sjell çdo natë programe të pasura me muzikë, vallëzim dhe shfaqje artistike. Organizatorët ftojnë publikun të mos e humbasin këtë natë të mbushur me atmosferë dhe trashëgimi kulturore.