Dy profesorë nga Katedra e Informatikës në Universitetin e Tetovës, Prof. Dr. Festim Halili dhe Doc. Dr. Merita Kasa Halili, mbajtën ligjërata si profesorë të ftuar në Universitetin e Szegedit dhe Universitetin e Pécsit në Hungari, përmes një programi ndërkombëtar të shkëmbimit akademik.
Prof. Dr. Halili prezantoi risitë në Inteligjencën Artificiale, ndërsa Doc. Dr. Kasa Halili foli për Sistemet e Shpërndara dhe sfidat teknologjike moderne. Ligjëratat u pritën me shumë interes dhe vlerësim nga studentët dhe stafi akademik.

Gjatë vizitës u zhvilluan takime me laboratorë kërkimorë në fusha si AI, Machine Learning dhe 3D Printing, ku u diskutua për projekte të përbashkëta dhe mundësi bashkëpunimi në kuadër të Horizon Europe, Marie Skłodowska-Curie Actions, Erasmus+ dhe CEEPUS.
Po ashtu, u hodhën ide për konferenca dhe punëtori shkencore ndërdisiplinare, duke theksuar rëndësinë e rrjetëzimit ndërkombëtar dhe inovacionit në teknologji.
Kjo vizitë është dëshmi e qartë e përkushtimit të UT-së për të fuqizuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të ngritur cilësinë akademike në nivel global!
Marrë nga: Universiteti i Tetovës