Pranvera në Tetovë

Edhe pse kjo kohë ka qenë e trazuar, herë me temperatura të nxehta, herë me shi marramendës, rikujtohemi për stinën që gjithmonë ka ngjallur më së shumti kreativitet në letërsinë dhe artin tonë, gjë që pasqyrohet plotësisht në këtë poezi të Ndre Mjedës.

Ndre Mjeda

Pranvera

Jeni lodhë, dallëndysha t’shkreta,

Je molis’i ziu bylbyl;

Ah! pushoni n’streh’ku u gjeta,

Pusho n’kopshtë te njaj zymyl.

Mbi krahë t’uej prei dhenash tjera

Ju prendveren na pruet këtej;

Shlodhn’ ju pra, dallëndysha t’mjera,

Rri, bylbyl, n’lulzim qi kthej.

Se qe’j prrue prei malit ulet

E t’tanë fushës ushqim i nep;

E nen borë po shperthejn’ lulet

Porsi fëmië që zbulohen n’djep.

Fllad i let me vapë dashtnijet

Puthi pemen gemb për gemb;

U zgjue pema, e qe prei shijet

Buloj mbarë neper kopshtë t’em.

Ndej’ brië votres nieri myket:

Vrapo bulk, ku puna t’thrret;

Tui vrue fushen kau berlyket,

Lyp’m’u vue per lavrë t’vet.

Po ju a keni poezi ose thënie që ju kujtojnë bukurinë e kësaj stine?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *